LSDM: kërkesa e Ahmetit është marrëveshje, Qeveria dhe opozita shqiptare heshtin

Thirrja publike e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti deri te partneri i koalicionit, Nikolla Gruevski për ta zgjidhur çështjen e emrit për opozitaren Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë, është një lojë e qartë e koalicionit qeveritar. 

Si që transmeton Libertas, LSDM thotë se Ahmeti në këtë mënyrë “ia hap rrugën” Gruevskit për ta përmbushur premtimin para ndërkombëtarëve pas ngjarjeve skandaloze të 24 dhjetorit, që ai ta zgjidh çështjen e emrit dhe ata ti ndihmojnë t’i realizojë zgjedhjet lokale.

“Edhe pse publikisht kanë kundërthënie, koalicioni Ahmeti-Gruevski funksionon shumë mirë ndërsa kolumna e Ahmetit është një marrëveshje e dy palëve. Do të presim çfarë do të thotë kryeministri dhe më pas do të dalim me qëndrim dhe ne” thonë nga LSDM për Libertas.

Qeveria nuk e komenton kolumnën e Ahmetit

Qeveria mbetet e përkushtuar në zgjidhjen e çështjes së emrit. Kështu është shprehur zëdhënësi i Qeverisë, Aleksandar Gjorgjiev në pyetjen e gazetarëve për qëndrimin e Qeverisë në lidhje me kërkesën e Ali Ahmetit në kolumnën e tij të djeshme.

As partitë shqiptare opozitare, PDSH dhe RDK nuk e komentojnë këtë kërkesë të Ahmetit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button