Shkupjanët u treguan human për foshnjen e braktisur në Haraçinë

Qytetarët sot në parkun e Shkupit u treguan human dhe donuan materiale për Najdenin e vogël. Nga spitali klink thonë se gjendja e tij shëndetësore mbetet e pandryshuar dhe stabile.

******************************************************************************

Qytetarët që duan të dhurojnë për foshnjën e pagëzuar Najden që u gjet në oborrin e një shtëpie në Haraçinë me lëndime të dukshme, mund ta bëjnë sot këtë në Parkun e Qytetit. 

Në vendin ku po mblidhen donacionet është vënë mbishkrimi “Donacion për Najdenin” dhe çdo qytetar është i ftuar të dhurojë të holla por dhe gjëra të nevojshme për një foshnje. 

Nga Qendra Klinike ku po vijon mjekimin foshnja e gjetur në oborrin e një banori në Haraçinë, thonë se nga artikujt që mund t’i sjellin qytetarët janë qumështi NAN 1, me afat përdorimi që nuk ka kaluar, ujë në shishe “Ladna”, “Rosa” ose “Planinska”, pampersa, kozmetikë për bebe dhe rroba për foshnje njëmuajshe. 

Rekomandohet që donacionet të jenë të paketuara në kuti kartoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button