Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmet vdekjeprurëse në aeroportin e Kabulit

Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës para aeroportit të Kabulit, në të cilin u vranë 12 ushtarë amerikanë dhe mbi 60 civilë, ndërsa u plagosën mbi se 140, njoftoi agjencia e lajmeve Amak në kanalin e saj Telegram, transmeton Portalb.mk.

Sulmuesi vetëvrasës nga grupi militant islamik “ia doli të mbërrijë një grup të madh përkthyesish dhe bashkëpunëtorë të armatës  amerikane në Camp Baran afër aeroportit të Kabulit dhe mes tyre shpërtheu rripin e tij me eksploziv, duke vrarë rreth 60 njerëz dhe duke plagosur më shumë se 100, përfshirë edhe luftëtarë taleban”, thuhet në njoftim.

ISIS-K, ose më saktë Shteti islamik në provincën Korasan (ISKP) është grup rajonal i ISIS (Shtetit islamik) që është aktiv në Afganistan dhe Pakistan, është më ekstremi dhe më i dhunshmi nga të gjitha grupet militante në Afganistan. Ai u krijua në janar të vitit 2015, në kulmin e fuqisë së ISIS-it në Irak dhe Siri, para se kalifati i vetëshpallur të mposhtet nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA. Grupi rekruton edhe xhihadistë afganë dhe pakistanezë, veçanërisht kryengritës talibanë afganë të cilët konsiderojnë se organizata e tyre nuk është aq ekstreme sa duhet.

Gjenerali Kenneth Mackenzie nga Komanda kryesore në Pentagon tha paraprakisht se dy kamikazë vetëvrasës që besohet të jenë luftëtarë të ISIS -it kishin sulmuar një aeroport dhe hotel aty pranë.

“Sulmi në hyrjen e Abbey Gate ishte pasuar nga një numër i armatosur i ISIS-it që hapën zjarr ndaj civilëve dhe forcave ushtarake,” tha ai, duke konfirmuar se 12 ushtarë amerikanë ishin vrarë, dhe se ka shumë të plagosur tjerë të plagosur.

Në pyetjen se si bombarduesit arritën tu afroheshin forcave amerikane, Mackenzie tha se “duket qartë që ka pasur një lëshim” nga forcat talebane që kontrollonin njerëzit jashtë aeroportit. Ai tha se Shtetet e Bashkuara “do të përpiqen të përmirësojnë të gjitha praktikat tona derisa vazhdojmë operacionin tonë të evakuimit”. Talibanët paraprakisht kishin thënë më parë se shpërthimet ndodhën në një zonë të kontrolluar nga SHBA-ja.

Gjenerali Mackenzie tha se sulmet pritej të vazhdonin dhe se Shtetet e Bashkuara jan[ koordinuar me talebanët që të bëjnë gjithçka që t’i parandalojnë ato, si dhe t’i ndjekin penalisht ata që ishin përgjegjës për sulmet. Ai tha edhe se pavarësisht sulmit, misioni i evakuimit do të vazhdojë dhe se rreth 1.000 shtetas amerikanë janë akoma në Afganistan. Mackenzie tha se nuk kishte afat për përfundimin e misionit të shpëtimit, megjithëse Presidenti Joe Biden kishte thënë paraprakisht se tërheqja do të përfundojë deri më 31 gusht dhe nuk do të ketë zgjatje të afatit.

Rreth 5.000 njerëz janë në aeroport dhe presin evakuimin. Deri më tani, 104.000 civilë janë evakuuar nga Afganistani, nga të cilët 66.000 janë transportuar nga ShBA dhe 37.000 nga aleatët dhe partnerët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button