Ka filluar ndërtimi i urës së re mes Karposhit 4 dhe Bardovcit

Ndërtimi i urës së re në rrugën Lubjana është duke u realizuar, informojnë autoritetet e qytetit. Kjo urë duhet të lidh Bulevardin Ilinden në Karposh 4 me rrugën Skupi në Bardovci, do të ketë katër korsi në të dy drejtimet, me shtigje për këmbësorë dhe biçikleta, do të jetë 113 metra e gjatë, ndërsa gjatësia e përgjithshme e rrugës do të jetë 940 metra. Projekti në fazën tjetër duhet të vazhdojë me një rrugë për në bulevardin Sllovenia, e cila duhet të shkurtojë udhëtimin për banorët e Novo Sellos, Vollkovës dhe vendbanimeve të tjera në këtë pjesë të Shkupit, raporton Portalb.mk.

Sot, kryetari Petre Shilegov, kryeministri Zoran Zaev, zëvendëskryeministrat Artan Grubi dhe Fatmir Bytyqi, kryetari i komunës së Karposhit, Stefan Bogoev dhe përfaqësues të TAV inspektuan punimet ndërtimore në këtë objekt.

“Me këtë urë, i lidhim banorët e Karposhit me unazën, duke pasur parasysh infrastrukturën që Qyteti po ndërton në segmentin pranë Momin Potokut. Ne nuk do ta kishim realizuar këtë urë nëse nuk do të kishim ndihmën dhe mbështetjen vetëmohuese nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e cila me rishpërndarjen e fondeve nga TAV për ndërtimin kargo aeroportit në Shtip ndau rreth 380 milionë denarë për Qytetin e Shkupi për ndërtimin e kësaj ure – ura e parë e varur”, tha kryetari Petre Shilegov.

Ai njoftoi se ndërtimi i urës do të përfundojë për rreth 18 muaj, kah mesin e vitit 2023, kur e njëjta do të mund të përdoret.

“Në vend të rrugëve me fasada nga gips kartoni, Shkupi e pranon atë që është me interes parësor për qytetarët, siç është infrastruktura rrugore që i nevojitet dhe atë që e meriton një metropol modern,” tha kryeministri Zoran Zaev.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button