Kapixhik numër 6

Goran Mihajlovski, kolumna “Mësues dhe pedagog”, Vest
Dymbëdhjetë vite pas luftës dha pas 8 vitesh burgu për akuzuarin e vetëm për krime lufte, ne tani duhet të ndjehemi më mirë. Me pritjen mbresëlënëse të Johanit u ngushëlluam për humbjen e luftës së vitit 2001.

Biljana Sekulovska, kolumna “Ditëlindja e shkrimtarit”, Vest
Derisa te ne mbaheshin zgjedhjet, në SHBA ndodhia qendrore ishte ditëlindja e 80të e Filip Rot. Jo vetëm se është i rëndësishëm për ata, por edhe pse të rëndësishme janë literatura, arti, kultura, sepse vetëm në atë mënyrë shteti dhe kombi mundet të mbijetojë.

Maja Tomiq, editorial “ Dituria i shkatërron stereotipet”, Utrinski Vesnik
Fryma ndërmarrëse, më shumë prezente tek femrat Maqedonase, filloi zgjimin edhe te ato të etnive tjera, Shqiptaret, Turket dhe Romet. Projekti i HBO ” Veprimi femëror” i luhati stereotipet për femrat vetëm  si nëna, bashkëshorte dhe amvise.

Sonja Kramarska, kolumna “Ligji për redaktimin –“ rregullimin” e mediumeve”, Utrinski Vesnik
Propozim-ligji për mediume në esencë i blen gazetarët me ryshfet duke i mbushur me municion në betejën me redaktorët, gjë me të cilën e maskon qëllimin kryesor, kontrollin politik të internetit. Kjo do të shkaktojë plagë të paparashikuara për të drejtat e njeriut dhe liritë në shtet, si dhe të drejtën e të shprehurit të lirë.

Gjorgji Spasov, kolumna “O qe, o nuk qe, diçka duhet ndryshuar”, Utrinski Vesnik
Nëse LSDM nuk tregon aftësi për të gjetur fajin për humbjen në këto zgjedhje edhe në vehte, edhe në kryesinë e tyre, kjo prapë do të jetë skenari më i papërshtatshëm edhe për LSDM edhe për Maqedoninë. Konstatimi se populli ka të drejtë edhe atëherë kur gabon, nuk mjafton, gjë që është arsyetim se nuk ka humbur partia, por populli.

Vilijam Hejg, kolumna,” Si të parandalohen dhunimet në konflikt lufte”, Dnevnik
Javën e kaluar ministrat e punëve të brendshme tër grupit G-8 ranë dakord në një deklaratë politike e cila e potencon vendosshmërinë tonë për prevenimin e dhunës seksuale në raste të konfliktit me armë, të merremi me mungesën e raporteve për këto vepra brutale dhe të ofrojmë mbështetje për viktimat.

Marjan Blazhevski, editorial “Trajtim i njëjtë për regjionet”, Dnevnik
Boshllëku ekonomik që u shkaktua nga “Shkuprimi i Maqedonisë” duhet të tejkalohet me politika të nxitjes së zhvillimit dinamik në regjionet tjera si  dhe me shpërndarje të barabartë të investimeve në shtet, posaçërisht në regjionet me zhvillim më të dobët. 

Darko Janevski, kolumna” Kur zoti shkon në Las Vegas”, Dnevnik
Maqedonisë i bëhet shtypje që të bindet për ndonjë zëvendësim të përcaktuesit FYROM. Ky zëvendësim është më shumë se i mjaftueshëm që të behet dallim mes territorit të Maqedonisë në Greqi dhe shtetit në Maqedoni. Çdo gjë tjetër nuk do të ketë sukses.

Vlado Buçkovski, kolumna” Hesapi është gabuar”, Dnevnik
Edhe pse kishte parregullsi gjatë zgjedhjeve, këto nuk kanë ndikuar mbi numrat e votave të fituara të LSDM. Dallimi i madh mes pushtetit dhe opozitës nuk mundet të arsyetohet me komentimet e tipit u “ndeshëm me regjimin”.

Ali Ahmeti, qëndrim “ Koha për NATO”, Dnevnik
Patëm durim, kuptim për ndjenjat e shumicës, për ndjeshmërinë  dhe përgjegjësinë e partnerëve tonë qeveritar, por edhe mirëkuptim regjional dhe ndërkombëtar. Por, ka ardhur momenti kur nuk duhet të na mungojë  guximi dhe vendosja për të vepruar sipas përgjegjësisë tone që ta mënjanojmë çdo pengesë për tu bërë pjesë e aleancës Atlantike veriore.

Vlatko Gjorçev, kolumna “Komedia e quajtur  “Progres institut”, Dnevnik
Ju lutem talentëve të “progres institutit” që kolumnat e tyre ti publikojnë  me 1 prill. Atëherë është koha më e përshtatshme. Sepse si të tillë paraqiten.

Zoran Dimitrovski, kolumna “Sistematikisht kundër sistemit (3)”, Nova Makedonija
Njerëzit tone kanë dëshirë të madhe për ti uruar ata që kanë gjetur vrimë në sistem.
Në çdo të dytën tavolinë kafeneje në Debar Maalo keni mundësinë të dëgjoni legjendë për ndonjërin që ka dalë më i mençur se të huajt që e kanë pranuar ne tokën e tyre.

Aleksandar Rusjakov, kolumna “Barcoleta e fundit për Trpen”, Nova Makedonija
Ky vit është “Dita D” për Maqedoninë. Xhanakët për nga fuqia, me korrektësi politike të ashtuquajtura qendra politike të fuqisë, duan rituale sakrificash. Mbyllja e çështjes së Maqedonisë, 100 vite pas fillimit të holokaustit të identitetit mbi ta, për të varurit nga fuqia do të jetë një overdose nga kënaqësia.

Komentet janë për periudhën e vikendit, e shtunë dhe e diel 13/14 prill. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button