Lushnje, 86-vjeçari gjendet i vdekur në xhami

Në xhaminë e Dushkut, në Lushnjë, është gjetur i vrarë, me një thikë, një 86-vjeçar. 

Viktima është Shemsi Muça. Policia po heton mes dy pistash, vrasjes dhe vetëvrasjes, ndërsa dy persona janë marrë në pyetje, në cilësinë e dëshmitarëve.

Xhelo Beqiri dhe kryemyftiu i Lushnjës, Tomorr Boriçi, kanë qenë të parët që gjetën të vdekur besimtarin mysliman, në ambientet e brendshme të xhamisë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30 min, kur viktima kishte shkuar të bënte faljen. Ai ka qenë i vetëm në këtë moment, pasi në xhami nuk ndodheshin të tjerë persona.

Policia po heton edhe pistën e vrasjes, pasi sipas dëshmimtarëve është parë të dalë me vrap një djalë i ri, nga ambientet e xhamisë./Top Channel/

Lajme të ngjashme

Back to top button