Fitorja e Ziadin Selës e palëkundur, KSZH hedh poshtë akuzat e VMRO-së

Mbrëmë Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka refuzuar 13 nga 17 ankesat e VMRO DPMNE-së për komunën e Strugës, kështu që fitorja e Ziadin Selës mbetet e palëkundur.

Dy ankesat e kësaj partie që i pranoi KSHZ nuk kanë numër të mjaftueshëm të votave, javë vetëm 1487, për të ndryshuar rezultatin përfundimtar i cili ishte në dobi të Selës me rreth 5000 vota. Si pasojë, nuk do të ketë ri-votim.

Bedredin Ibrahimi doli me dëshmi konkrete për vendvotimin 1885 duke treguar se sa votues ka pasur, se të gjithë kanë qenë të VMRO-së dhe të gjithë maqedonas. Ai kërkoi nga VMRO-DPMNE publikisht ti kërkojë falje të gjithë shqiptarëve dhe maqedonasve për falsifikimin e bërë.
Njëra nga kutitë me materialin votues të Strugës duhet të sillen në KSHZ për të përcaktuar nëse tek ato janë hedhur më shumë vota se numri i votuesve të regjistruar, për shkak të dyshimit se është votuar në mënyrën e “trenit bullgar”.

Ndërsa dy ankesat e pranuara janë rezultat i votimit me konsensus të përfaqësuesve të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM në Komisionin Shtetëror Zgjedhor. Për shkak të kësaj, anëtarët e BDI-së, Subhi Jakupi dhe PDSH-së Bedredin Ibrahimi, kanë akuzuar për votim me baza etnike dhe pa argumente.

Përkrah vendimit të KSHZ-së partitë politike kanë të drejtë ankese edhe para gjykatës administrative. KSHZ do të duhet të shqyrtojë edhe 252 ankesa të LSDM-së për 15 komuna.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button