Arvizu; “Për drejtësi të barabartë”

Gjatë një trajnimi në Shkollën e Magjistraturës me gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm, ambasadori amerikan Alexander Arvizu ka folur sërish për drejtësinë e pakorruptueshme dhe eficencën për të ndëshkuar ndaj cilitdo, pavarësisht pozicionit që ai ka. 

“Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ka rëndësi nëse je senator, nëse je shofer kamioni apo shtëpiake, nëse e kalon cakun do të marrësh penalitetin për këtë. Kjo lidhet me një prokuror të mirë, me një gjyqtar të mirë, pra do të vuash pasojat e asaj që ke bërë. Ne flasim gjithnjë për shtetin ligjor, për sistemin ligjor, pas pak kohësh na mësohen veshët dhe na tingëllon si fjalë. Duhet ta kuptojmë që shteti ligjor është një sistem dhe në SHBA nëse kapesh, atëherë do të paguash për atë që ke bërë”, thotë Arvizu. 

Ambasadori amerikan përmendi humbjen e nje 25-vjeçareje ne Afganistan pak dite me pare dhe rrisqet qe vajza nga Chikago kishte marre parasysh ne emer te vendit te saj. Te njejten gje duhet te kene parasysh edhe gjyqtaret dhe prokuroret e ardhshem, te cilet perpara çdo rreziku duhet te kujtojne se e kane bere zgjedhjen e tyre.

“Ju kërkoj të kujtoni këtë gjë që une shpreha dhe ju thashe, dy gjera; se pari une bera zgjidhjen time, dhe se dyti, une mund te sjell ndryshim”, tha Arvizu. /Top Channel/

Lajme të ngjashme

Back to top button