Varianti “Delta” shtoi infektimet në Shqipëri, Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut

Varianti “Delta” ka sjellë rritjen e infektimeve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, raporton EN. Në shtatë ditët e fundit në Shqipëri kurba e të infektuarve ka pësuar rritje, nga 200 deri në mbi 400 të prekur në ditë. Krahas numrit të të prekurve është rritur dhe numri i testimeve ditore.

Nga data 11 gusht deri në datën 17 gusht janë kryere 29 661 testime, ndërsa kanë rezultuar të prekur 2395 qytetarë në mbarë vendin. Tirana dhe Durrësi janë qytete me numrin më të lartë të të infektuarve. Që nga fillimi i vaksinimit e deri tani, janë kryer 1 330 754 vaksinime, prej të cilave vetëm në 7 ditët e fundit janë kryer 60 697 vaksinime. 572.816 qytetarë kanë marrë të dyja dozat e vaksinave, ndërsa në Shqipëri kanë të drejtë të vaksinohen të gjithë personat mbi 18 vjeç.

Kosovë bie në sy që numri i testimeve është mjaft i lartë krahasuar me Shqipërinë, pasi në vetëm 7 ditë janë kryer mbi 52 mijë testime, ndërsa janë afro 800 të prekur nga data 11 gusht deri në datën 17 gusht.

Sa i takon vaksinimeve, Kosova ka kryer më shumë vaksinime në javën e fundit, por ka ka një numër total më të ulët se Shqipëria, pasi janë injektuar 601.701 vaksina, prej të cilave afro 100 mijë janë kryer në 7 ditët e fundit.Sa i takon infektimeve gjatë kësaj periudhe vetëm në datat 11 dhe 16 gusht ka pasur më pak se 1000 infektime në ditë, çka nxiti dhe autoritet që të shtonin masave si kufizimi i ri i orarit të lëvizjes, mbylljen e klubeve të natës nga data 20 gusht.

Maqedonia e Veriut mban numrin rekord të vdekjeve në një javë krahasuar me Shqipërinë dhe Kosovën, pasi për shkak të koronavirusit janë 61 persona që kanë humbur jetën. Numri i testimeve në 7 ditët e fundit arrin në 41435, prej të cilave janë konfirmuar 4.791 të infektuar.

Sa i takon numrit të të infektuarve ditor, nga data 11 gusht deri në 17 gusht, numri i të prekurve nuk i ka kaluar 1000, megjithatë vdekjet kanë ardhur në rritje. Sa i takon vaksinimit, që nga nisja e procesit janë injektuar mbi 1 milion vaksina. 479.333 qytetarë kanë mundur të marrin të dyja dozat e vaksinës.  

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button