Këshilltarët e Strugës marrin zyrtarisht mandatet

Komisioni komunal zgjedhor i Strugës sot ua verifikon mandatet anëtarëve të rinj në Këshillin e komunës.

Në pajtim me procedurat ligjore, ato i morën  çertifikatat dhe dhanë premtim se do t’i përfaqësojnë interesat e qytetarëve.

“Unë jam i sigurt se kjo përbërje e anëtarëve të këshillit do të japë shumë më shumë për dallim nga e mëparshmja, përkatësisht do të kujdeset për një Strugë shumë më të bukur”, deklaroi Riste Qushkovski  nga koalicioni i partive maqedonase “Së bashku për Strugën”.
Sipas Mustafa Zabzun  nga Partia Demokratike Shqiptare, ai dhe kolegët e tij, ashtu siç tha, do të punojnë në përmbushjen e premtimeve të dhëna gjatë fushatës zgjedhore.

“Struga është një nga qytetet më të bukura në Republikën e Maqedonisë dhe ne do të duhet të  bëjmë përpjekje plotësuese, renomenë e tillë që e meriton  ky qytet, ta mbajë edhe më tutje. Ne si këshill do të jemi unik në këto përpjekje sepse Struga është margaritar i këtij shteti dhe maksimalisht do të mundohemi t’i plotësojmë përpjekjet e tilla. Pritjet parazgjedhore që i dhamë do të qëndrojmë me të gjitha dituritë tona dhe aftësitë ti transformojmë në vepra”, deklaroi Zabzun.

Në këshillin 27-të anëtarësh në komunën e Strugës, në zgjedhjet e fundit lokale, koalicioni “Së bashku për Strugën” fitoi 11 këshilltarë, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Partia Demokratike Shqiptare kanë nga 7 anëtarë, ndërsa RDK-ja e Rufi Osmanit është përfaqësuar me dy këshilltarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button