Ministria konfirmoi që diplomati rus është shpallur non-grata në Maqedoninë e Veriut
Ministria për Punë të Jashtme (MPJ) për 360 shkallë ka konfirmuar tërthorazi se një diplomat rus në vend është shpallur person non-grata, transmeton Portalb.mk.
“MPJ në kuadër të përgjegjësive të veta, i ka marrë gjithë masat dhe aktivitetet përkatëse në përputhje me Konventën e Vienës për marrëdhënie diplomatike me qëllim të ruajë sigurinë nacionale të RMV-së, si dhe të ruajë rolin dhe përgjegjësinë si vend anëtar i aleancës së NATO-s”, deklarojnë nga Ministria, ndërkohë raportohet që bëhet fjalë për zëvendës atasheun ushtarak.
Paraprakisht, edhe në maj të këtij viti, Ministria e Punëve të Jashtme kumtoi se na pajtueshmëri me nenin 9 të Konventës për Marrëdhënie Diplomatike, ka vendosur që një diplomat të Ambasadës së Rusisë në Shkup ta shpallë person të padëshiruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Pas një kohe, Rusia shpalli person të padëshiruar një punonjës të Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Moskë, si përgjigje ndaj dëbimit të diplomatit rus nga Maqedonia disa javë më parë, njoftoi Ministria e Jashtme ruse.
- LEXO: MPJ e ka shpallur një diplomat rus person të padëshiruar: Duhet ta lëshojë RMV-në brenda katër ditëve
- LEXO: Kundërmasë, Rusia dëboi një diplomat nga Maqedonia
- LEXO: Rusia e konsideron akt armiqësor dëbimin e diplomatit të tyre nga Maqedonia e Veriut
- LEXO: SHBA dhe BE dëbojnë dhjetëra diplomatë rusë lidhur me rastin Skripal
- LEXO: Rusia: Dëbimi i diplomatëve rusë, “akt armiqësor”
- LEXO: Dimitrov thotë se diplomati rus i dëbuar nga Maqedonia ka tentuar të marrë informata sekrete