Shkup, policia vërteton identitetin e pjesëmarrësve në rrahjen masive

Mbrëmë rreth orës 19.40 në rrugën “Nikolla Karev” në afërsi të stacionit të ri të autobusëve në Shkup, është prishur rendi dhe qetësia publike nga një rrahje në të cilën kanë marrë pjesë më shumë persona, lajmëroi sot Ministria e punëve të brendshme.

Sipas tyre, nga një person me gjasë me anë të gurit është dëmtuar dritarja e një autobusi me numër 70. 

MPB ka dalë në terren mbrëmë dhe ka hasur në 11 persona nga të cilët shtatë kanë qenë të mitur, dhe me të njëjtit është kryer bisedë informative në stacionin policor në “Kisella Voda” dhe më pas janë lëshuar të lirë.

Policia vazhdon me masat për të konfirmuar identitetin e personave të tjerë pjesëmarrës eventual në rrahjen e mbrëmshme.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button