Ivanov: Dëshiroj që askush mos të kalojë si Tarçullovski që i kaloi këto 8 vite

Pritje të ngrohtë i ka dhuruar presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, kriminelit të luftës Johan Tarçullovski i cili sot u prit në villën Vodno së bashku me gruan dhe fëmijët e tij.

“Në takimin e përzemërt, presidenti Ivanov dëshiroi që askush mos të kalojë atë që ka kaluar Tarçullovski në këto tetë vitet e fundit” thuhet në njoftimin e kabinetit të Ivanov.

Ai ka porositur që asnjëherë më mos të ndodhin ngjarjet e vitit 2001 në Maqedoni duke thënë se duhet të fokusohemi në të ardhmen.

“Kthimi i Johan Tarçullovskit në Maqedoni duhet të jetë një hap përpara për pajtimin e mëtejshëm dhe ndërtimit të bashkëjetesës në Maqedoni, ashtu sikur gjithnjë ka qenë praktikë në këto vende në të kaluarën” ka thënë Ivanov. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button