(Video) KSHZ pranon 4 ankesa për Strugën, Ibrahimi i revoltuar lëshon mbledhjen

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) ka pranuar katër ankesa të VMRO DPMNE-së për parregullsitë zgjedhore në rrethin e dytë zgjedhor në qytetin e Strugës. Për këtë shkak, anëtari i KSHZ-së i propozuar nga PDSH, Bedredin Ibraimi është kërcënuar se do të largohet nga mbledhja, kurse Subhi Jakupi nga BDI ka akuzuar për votim etnik.   

“A jeni normal ju çka doni të bëni? Si mundet dikush ta ketë sulmuar Peshevskin dhe aty mos ketë ardhur policia, a jeni normal juve? Ashtu i llogaritni ju shqiptarët ? Unë do të dal kurse ju vazhdoni të votoni vetë”, tha Ibraimi.    

“Ju po mendoni se jeni patriotë?  Nuk jeni ju patriotë. Nuk është mirë as për ju që votoni në këtë mënyrë, as për KSHZ-në dhe as për shtetin. Ju po thirreni në emër të shtetit, por unë jam edhe më shumë i thirur në emër të shtetit. Patriot është ai i cili punon për vendin e tij, për popullin e tij, për qytetarët e tij, për fëmijët e tij. Atëherë do t’i ndihmonim shtetit. Kështu ju siç doni të vazhdoni, atëherë ju nuk keni qenë patriotë”, tha Jakupi.   

VMRO DPMNE ka dorëzuar gjithsej 17 ankesa për parregullësi në Strugë. Pas zënkave të shumta, kryetari i KSHZ-së e ka ndërprerë mbledhjen duke njoftuar takim për ditën e sotme në orën 10:00.   
Në Strugë fitues ka dalë kandidati shqiptar i PDSH-së, i përkahrur edhe nga BDI dhe RDK.

Lajme të ngjashme

Back to top button