RMV, viti shkollor do të fillojë më 1 shtator, janë vaksinuar rreth 60 përqind e kuadrit

20 ditë para vitit të ri shkollor, Ministria e Arsimit kumtoi se ajo do të fillojë në terminin e zakonshme, 1 shtator dhe se janë intensifikuar përgatitjet për fillimin në kushte të pandemisë përmes qasjes me të cilën do të sigurohet zhvillim i papengueshëm i mësimit, por edhe i mbrojtjes së shëndetit publik, transmeton Portalb.mk.

MASH informoi se, deri më tani prej gjithsej 31,447 të punësuar në shkolla, janë vaksinuar rreth 60 përqind dhe apeloi që kuadri arsimor dhe tjerët në shkollë të vaksinohen me qëllim që të ta mbrojnë shëndetin e tyre, ndërsa me atë edhe shëndetin e më të afërmve.

Siç informoi edhe paraprakisht, MASH ka përgatitur tre skenarë për fillimin e vitit 2021/2022, të cilat muajin e kaluar u miratuan në seancë qeveritare.

Skenari i parë është, hapja e tërësishme e shkollave në pajtueshmëri me protokollet shëndetësore, që të mund të gjithë nxënësit të ulen në bankat e tyre nga të githa klasat dhe të gjitha vitet. Skenari i dytë është, sikurse edhe këtë vit, të kemi një pjesë të nxënësve me prezencë fizike nga klasa e parë deri në të katërtën, të tjerët të shkojnë online. Ndërsa sipas skenarit të tretë, në gjendje jo shumë kritike për mbyllje totale, të kemi ndarje në grupe, një javë një grup nxënësish, javën tjetër grup tjetër.

Ministria në bashkëpunim me Komisionin për mbrojtje nga sëmundje infektive përpunoi planin për mbajtjen e mësimit në vitin shkollor 2021/2022 dhe protokollet për qasjen në shkollat fillore dhe të mesme dhe ata para më shumë se një muaj u miratuan nga Qeveria dhe u dorëzuan në të gjitha shkollat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button