UNESCO kërkon që deri më 1 shkurt të vitit të ardhshëm të marrë raport për atë që është ndërmarrë në bazë të rekomandimeve për rajonin e Ohrit

Vendimet e rishikuara që i mori Komiteti për trashëgimi botërore pranë Organizatës së KB për arsim, shkencën dhe kulturë në sesionin plenar të 44 të zgjeruar, që u mbajt në Kinë thonë se Organet eksperte të IUCN (për trashëgimi natyrore) dhe ICOMOS (për trashëgimi kulturore) këmbëngulin që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të zhvillojnë plan strategjik të detajuar plan për rigjenerim dhe plan veprimi të përshtatshëm që do të zbatohej në faza, por sipas afateve afatshkurtra dhe afatgjata të përcaktuara qartë për anulimin e kërcënimeve ekzistuese, shkruan 360 shkallë, transmeton Portalb.mk.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, si vende që menaxhojnë rajonin e Ohrit si një thesar botëror kulturor, historik dhe natyror do të duhet, deri më 1 shkurt të vitit të ardhshëm, të paraqesin në UNESCO raport me përparimin e arritur në zbatimin e aktiviteteve të përshkruara në rekomandimet për mbrojtjen e rajonin e Ohrit.

Në vendimet e rishikuara, që i miratoi Komiteti për trashëgimi botërore i OKB -së për arsim, shkencë dhe kulturë në Sesionin e zgjeruar plenar të 44  që u mbajt në Kinë. thonë se Organet eksperte të IUCN (trashëgimi natyrore) dhe ICOMOS (trashëgimia kulturore) këmbëngulin që të dy vendet të zhvillojnë strategji të detajuar plan për rigjenerim me plan veprimi të përshtatshëm që do të zbatohej në faza, por sipas afateve afatshkurtra dhe afatgjata të përcaktuara qartë për anulimin e kërcënimeve ekzistuese.

Në të njëjtën kohë, kërkohet që plani të bazohet në rekomandimet e Misionit të monitorimit reaktiv të vitit 2020, me kornizë gjithëpërfshirëse politike dhe institucionale ndërkufitare për adresimin e kërcënimeve dhe sfidave serioze dhe të shumështresore me të cilat përballet rajoni i Ohrit. Plani duhet të dorëzohet te Qendra për trashëgimi botërore deri më 1 shkurt të vitit të ardhshëm.

Në të njëjtën kohë, vendimet nga Kina kërkojnë që Maqedonia dhe Shqipëria deri më 1 shkurt 2023 të paraqesin, në Qendrën për trashëgimi botërore, raport të përditësuar të përbashkët mbi situatën në rajon, përfshirë edhe raportin mbi përparimin e bërë në zbatimin e vërejtjeve të theksuara.

Në dokumenti është theksuar që nëse në sesionin 46 të Komitetit të UNESCO-s nuk anulohen kërcënimet ekzistuese ndaj rajonit të Ohrit dhe vlerat e tij të jashtëzakonshme, opsioni mbetet i hapur për zhvendosjen e mundshme të rajonit në Listën e trashëgimisë bBotërore në rrezik.

Në pjesën tjetër të vendimit thuhet se vitet e kaluara disa nga rekomandimet e përfshira në raportet e misioneve të mëvonshme janë përmbushur, disa pjesërisht ose nuk janë zbatuar mjaftueshme, ndërsa shumë prej tyre nuk janë adresuar fare.

Shqetësimi më i madh i Komitetit ka të bëjë me vërejtjet e Misionit të përbashkët monitorues në vitin 2020, të cilat venë në pah aktivitete që nuk janë zbatuar mjaftueshëm për të ndaluar erozionin e ngadalshëm por të vazhdueshëm të atributeve që e përcaktojnë rajonin si Trashëgimi kulturore dhe natyrore botërore.

Organizata Botërore shpreh shqetësim të thellë për ndërtimin e objekteve shumëkatëshe në bregun e liqenit, kontrollin e dobët arkitektonik të ndërtesave të reja në zemrën e qytet, por edhe në pjesën tjetër të rajonit, si dhe përdorimin joadekuat dhe të tepruar të bregut të liqenit me infrastrukturë të papërshtatshme turistike që ka ndikim shumë negativ mbi pasurinë e mbrojtur.

Shqetësimet shprehen edhe për prioritetet që nuk janë përcaktuar mjaftueshëm në politikat zhvillimore, pikëpamjet kontradiktore, përfshirjen e pamjaftueshme të sektorit të shoqërisë civile në miratimit të vendimeve dhe masave, ashtu që krejt këto së bashku rezultojnë në një sistem të fragmentuar dhe joadekuat të menaxhimit të trashëgimisë botërore.

Në Sesionin në Kinë, ndër të tjera, janë shënuar aktivitetet që institucionet e Maqedonisë së Veriut i kanë realizuar në drejtim të fillimit të procesit të përmbushjes së rekomandimeve të Komitetit. Si procese pozitive theksohen procesi i shpalljes së Liqenit të Ohrit monument i natyrës, studimi për rivlerësimin e rajonit, procesi i inicuar për shpallje të Kënetës Studençica park natyror. Prandaj kërkohet që këto procese të përdoren për të krijuar struktura funksionale të menaxhimit dhe të integruara plotësisht në proceset e planifikimit dhe menaxhimit të pasurisë.

Muajin e kaluar, rajoni i Ohrit shpëtoi dhe me vendim të Komitetit nuk u vendos në Listën e trashëgimisë botërore në rrezik.

Ministrja e Kulturës Irena Stefoska atëherë deklaroi se ky vendim është momenti i fundit, alarmi i fundit për të intensifikuar aktivitetet e të gjithë aktorëve në mënyrë që të ruhet statusi i Rajonit të Ohrit.

Liqeni i Ohrit e fitoi statusin e Trashëgimisë natyrore botërore të mbrojtur nga UNESCO në vitin 1979. Një vit më vonë edhe Qyteti i Ohrit iu shtua listës së vlerave të mbrojtura kulturore dhe historike, kështu që rajoni i Ohrit u bë një nga vetëm 38 zonat e përziera natyrore dhe kulturore në botë të njohura dhe të mbrojtura nga UNESCO. Në vitin 2009, nisi një iniciativë për të përfshirë edhe anën shqiptare të liqenit dhe bregdetin nën kujdesin e UNESCO-s, kështu që dhjetë vjet më vonë në vitin 2019, rajoni u zgjerua në të dy anët e liqenit duke mbuluar një sipërfaqe totale prej 94,7 hektarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button