Sulmohet një djalosh shqiptar nga huliganët përkrahës të Tarçullovskit
![Djaloshi i sulmuar](https://i2.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2014/05/BD5BF3BEA313DA0CDD5E402E304081D9.jpg?fit=300%2C300&ssl=1)
Kanë vazhduar edhe sot sulmet e huliganëve maqedonas ndaj të rinjve shqiptarë. Kësaj radhe viktimë një 17 vjeçar, i cili duke u kthyer nga stërvitjet është ndaluar nga një grup prej 20 personash dhe është sulmuar fizikisht, transmeton Alsat-M.
Huliganët sipas burimit të njëjtë, janë përkrahës të Johan Tarçullovskit, të dënuarin për krime lufte ndaj shqiptarëve i cili sot u lirua nga burgu dhe u prit në mënyrë spektakolare në Shkup. /Portalb