Sulmohet një djalosh shqiptar nga huliganët përkrahës të Tarçullovskit

Kanë vazhduar edhe sot sulmet e huliganëve maqedonas ndaj të rinjve shqiptarë. Kësaj radhe viktimë një 17 vjeçar, i cili duke u kthyer nga stërvitjet është ndaluar nga një grup prej 20 personash dhe është sulmuar fizikisht, transmeton Alsat-M. 

Huliganët sipas burimit të njëjtë, janë përkrahës të Johan Tarçullovskit, të dënuarin për krime lufte ndaj shqiptarëve i cili sot u lirua nga burgu dhe u prit në mënyrë spektakolare në Shkup. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button