Shira intensiv, stabilizim i motit pritet të mërkurën

Në Maqedoni do të mbaj mot me vranësira dhe reshje intensive të shiut. Pritet të bije rreth 30 litra shi dhe gjithashtu rënie e temperaturave.

Temperatura e mëngjesit do të sillet prej 3-10, ndërsa më e larta e ditës do të arrijë në 16 gradë.
Në Shkup do të kemi shi, vranësira erë dhe freski.

Temperatura minimale do të jetë 7 ndërsa maksimalja 13 gradë Celsius.

Të hënën do të mbaj mot me vranësira dhe periudha dielli. Temperatura maksimale do të jetë 15 gradë Celsius.

Të martën sërish mot jo stabil me shi dhe erë dhe me temperatura prej 2-15 gradë.

Paralajmërim

Nga e mërkura pritet stabilizim i motit, vijon periudhë me diell dhe mot më i ngrohtë, deri në fund të javës me temperaturë deri 20 gradë, paralajmërojnë sinoptikët./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button