Mrekullia e BMW X4 (Video)

Muajin e kaluar, BMW konfirmoi se crossover-i i tij i shumëpritur X4 do të debutojë vitin e ardhshëm, por askush nuk mund të imagjinonte se si do të dukej një koncept i tillë.

Por tani, një ueb-faqe ruse, ka publikuar disa fotografi të Konceptit X4 i cili mendohet se do të prezantohet gjatë javëve të ardhshme në Panairin e Makinave “Shanghai Motor Show”.

Nga ajo që mund të shohim në këtë koncept, mund të themi se ka mjaftë ngjashmëri me modelet aktuale të BMW-së. Fytyra e konceptit është një shkrirje atraktive e modelit të Serisë 3 dhe të X3, ndërkaq pjesa e sipërme është kopjuar pothuajse tërësisht nga X6./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button