Tetova e përgatitur për raundin e dytë zgjedhor

Për raundin e dytë zgjedhor i cili do të zhvillohet gjatë ditës së nesërme janë bërë të gjitha përgatitjet nga ana e Komisionit Zgjedhor Komunal.

Kryetari i Komisionit në Tetovë Iljaz Halimit thotë se gjithçka kanë gati që të gjitha vendvotimet gjatë ditës së nesërme të hapen në kohën e duhur.

“Sot kanë votuar të sëmurët dhe të burgosurit. Nga të sëmurët janë 81 persona që duhet të votojnë në shtëpitë e tyre  dhe 46 të burgosur ku prej tyre 11 janë banorë të qytetit të Tetovës” tha Halimi. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button