Sulmohet me koktej molotovi shtëpia e Mersim Pollozhanit, ish ministrit të drejtësisë

Mbrëmë është sulmuar me koktej molotovi shtëpia e ish-ministrit të Drejtësisë, Mersim Pollozhani.
Persona të panjohur, njofton policia, kanë hedhur në oborrin e shtëpisë një shishe me lëndë djegëse, që ka dëmtuar vetëm derën hyrëse të objektit.

MPB thotë se hetimet vazhdojnë ndërsa motivi i sulmit mbetet i panjohur. Mediumet shkruajnë se ndoshta bëhet fjalë për aktivizimin e tij të sërishëm në Partinë për Prosperitet Demokratik.

Ndërkaq, lajmin e mbuloi një konfuzitet pasi që policia në mëngjes nuk e kishte qartësuar se për cilin person me mbiemrin Pollozhani është bërë fjalë dhe disa medie shkruanin se bëhej fjalë për ish-ambasadori dhe ish-ministrin, Aziz Pollozhani.

Lajme të ngjashme

Back to top button