Shaqiri shpreson ta zëvendësojë Toni Krosin si titullar

Xherdan Shaqiri beson se do të jetë titullar në ndeshjet e radhës në skuadrën e Bayernit. Kjo për arsye të lëndimit të mesfushorit Toni Kros. Shaqiri ka thënë për mediet gjermane se do ta shpaguajë nëse i jepet mundësia të jetë në formacionin bazë të klubit.

“Së pari i uroj shërim të shpejtë Krosit. Fakti që ai do mungojë gjashtë javë, do të thotë se alternativat janë të shumta për trajnerin. Unë mund të luaj në pozicionin e Krosit dhe këtë e kam bërë shumë herë. Është roli i preferuar për mua, pasi të jep shumë mundësi të lëvizësh, siç më konvenon mua. Besoj se do të luaj kundër Frankfurtit, pse jo edhe në ndeshjen e kthimit kundër Juventusit, në kuadër të Ligës së Kampionëve të Evropës”, ka thënë Xherdani.

Lajme të ngjashme

Back to top button