Bayern vs Barca në korrik nën udhëheqjen e Guardiolës

Strategu i suksesshëm katalanas, Pep Guardiola, do të marrë drejtimin e Bayern Munichut me të përfunduar sezoni dhe ndër ndeshjet e tij të para do të jetë sfida miqësore ndaj Barcelonës për kupën Uli Hoeness.
Bayerni ka bërë të ditur se Guardiola do të përballet ndaj Barcelonës në miqësoren që zhvillohet më 24 korrik.

Bavarezët i fillojnë përgatitjet parasezonale më 4 korrik, ndërsa do ata do të zhvillojnë një seri ndeshjesh miqësore, shumica prej të cilave do të kenë karakterin e bamirësisë.

Bayerni do të jetë i lodhur për Barcelonën, pasi më 20 korrik do të përballet me Dortmundin për kupën Telekom, ndërsa vetëm katër ditë më vonë në Allianz Arena, ekipi i Guardiolas do ta presë Lionel Messin me shokë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button