Granit Xhaka merret vesh me Lazion

Aventura e Granit Xhakës me Borussia Monchengladbach nuk pritet të zgjasë më shumë se një vit. Minutazhi i vogël që futbollisti kosovar po gëzon te ky klub dhe interesimi i madh i skuadrave tjera evropiane që po kërkojnë shërbimet e tij, kanë bërë që Graniti ta shqyrtojë largimin nga Gjermania. Madje, ai është fare pranë transferimit te skuadra italiane, Lazio.

Një fakt të tillë e konfirmoi edhe babai i tij, Ragip Xhaka. Duke folur për Tribuna, babai i futbollistit kosovar theksoi se disa skuadra janë të interesuara për shërbimet e talentit kosovar, ndërsa me Lazion bisedimet kanë pasur sukses, të paktën në aspektin personal.

“Janë tri klube që janë të interesuara seriozisht për Granitin, mirëpo ende nuk ka ndonjë marrëveshje. Me Lazion kemi pasur biseda, mirëpo nuk është vendosur ende asgjë. Jemi në pritje, pasi këtu vendos edhe Borussia Monchengladbach”, u shpreh Ragipi, i cili gjatë të enjtes ishte Kosovë.

Ky i fundit është duke i qëndruar pranë Granitit në këtë kohë, ndërsa të premten (dje) udhëtoi drejt Zvicrës dhe më pas në Gjermani, për ta përkrahur Granitin në sfidën e radhës. Mesfushori 20-vjeçar kosovar u transferua te Borussia në afatin kalimtar të verës së vitit të kaluar, në shumën e 8.5 milionë eurosh. Ai u konsiderua si njëra nga blerat më të mëdha të verës në Bundesligën gjermane, mirëpo ndikimi i tij nuk ishte i madh, edhe për shkak të minutazhës së vogël që pati me këtë klub. 

Lajme të ngjashme

Back to top button