CIVIL sërish apelon për zgjedhje pa dhunë!

Civil – Qendra për Liri edhe në vigjilje të rrethit të dytë të votimit, para fillimit të heshtjes zgjedhore, sërish apelon: deri te partitë politike dhe anëtarët e aktivistët e tyre, institucionet e shtetit, organizatat e shoqërisë civile dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, që të japin kontributin e tyre për zgjedhje të drejta dhe pa dhunë dhe me sjlljen e tyre të qytetëruar të bëhen pjesë e një gare politike fer dhe demokratike.

Deklarata e plotë në vijim:

Në periudhën e kaluar ishim dëshmitarë të parregullsive dhe sjelljeve joligjore të një numri të madh të pjesëmarrësve në jetën politike në vend, posaçërisht në procesin elektoral. Apelojmë që t’i ndërpresin praktikat e tilla të paktën në 48 orët e ardhshme.

E përsërisim, për fat të keq, vlerësimin e përgjithshëm të cilin e dhamë pas rrethit të parë zgjedhor: Dëme të mëdha demokracisë, dinjitetit të vendit dhe sundimit të së drejtës në Maqedoni veçmë iu shkaktuan! Kërkojmë që të ndryshojë ky imazh të paktën në orët e fundit të këtij procesi elektoral.

Me këtë rast, bashkë me apelin e përsëritur drejtuar pjesëmarrësve në zgjedhje, kërkojmë edhe nga komisionet komunale zgjedhore që të mos e pengojnë punën e anëtarëve të grupee tona për parandalim, të cilët janë ligjërisht të akredituar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve.

Civil, në kuadër të projektit Zgjedhje të lira dhe pa dhunë, bën monitorim të plotë të zgjedhjeve me mbi 140 njerëz të stacionuar në territorin e tërë shtetit.

Njëkohësisht, i ftojmë të gjitha qytetaret dhe qytetarët që të na drejtohen me informata dhe t’i paraqesin parregullsitë gjatë heshtjes parazgjedhore dhe në ditën e votimit. Telefoni ynë për kontakt është 02/5209176. Gjithashtu, mund të na shkruani mesazhe me postë elektronike në internet [email protected] dhe www.facebook.com/civil.mk.

Lajme të ngjashme

Back to top button