Fatos Nano: Dua të bëhem president por në politikë nuk kthehem

“Nuk kthehem më në politikë”, tha ish-lideri i PS-së, Fatos Nano sot në emisionin Bugajski Hour”. 

Nano thekson se do të vijojë të jetë pjesëmarrës në nisma jopolitike, gjithmonë në rolin e një negociatori paqeje.

Ai shprehu dëshirën për postin e presidentit të vendit, ndërsa shpalosi gjatë intervistës ide novatore, sipas tij, që do i duhen Shqipërisë. Nano propozoi një dhomë të lartë, pse jo edhe Senat, transmeton BalkanWeb, i cili e sjell të tërë këtë intervistë.

Në pyetjen se a do të kthehet aktivisht në politikë dhe cilat janë planet e aspiratat politike të paplotësuara, Nano u përgjigj:   ? Cilat janë planet tuaja? Cilat janë aspiratat tuaja politike të paplotësuara?

“Kjo është një pyetje e mirë që shumëkush po e bën. Dhe një gjë është e sigurt, unë duhet t’i qëndroj besnik historisë sime politike, si dhe familjes sime politike, e cila përbëhet nga komuniteti i votuesve dhe militantëve të qendrës së majtë në Shqipëri. Por karriera ime politike është në fakt një shprehje e hapur dhe publike jo thjesht e një politikani partiak. Unë kam preferuar dhe kam nxitur shpeshherë e vazhdimisht krijimin e një standardi dhe të një tradite edhe në këtë demokraci të brishtë: hapje ndaj kundërshtarëve dhe ndaj opozitës, nisma gjithëpërfshirëse që mund të ofrojnë zgjidhje më të gjera e të qëndrueshme nga zgjidhjet e pjesshme militante. Dhe, pa dyshim, është e një rëndësie jetike që opozitës t’i jepet kontrolli mbi disa institucione të rëndësishme të shtetit, si p.sh. Kontrolli i Lartë i Shtetit, apo mbi komisionet parlamentare që bëjnë të mundur që Qeveria të ketë një llogaridhënie më të madhe dhe të jetë më transparente në veprimet e saj. Sipas kësaj filozofie, mua më duhet të jap një përgjigje që fillon duke shmangur atë që nuk do të ndodhë. Unë nuk do të kthehem më prapa në politikën partiake”, tha pos tjerash Nano.

Lajme të ngjashme

Back to top button