Fushata mbaron sonte, të dielën votohet

Sot është dita e fundit e fushatës zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoni.

Partitë politike sonte do të mbyllin fushatën në komunat më të mëdha ku vazhdojnë garën, ndërsa prej në mesnatë hyn në fuqi heshtja zgjedhore.

Raundi i dytë do të zhvillohet të dielën më 7 prill në 29 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. 

Ndërsa, përveç këtij balotazhi, do të ketë rivotime për raundin e parë në komunën e Strumicës dhe ate të Dollnenit, për shkak të parregullësive.

Balotazhi do të zhvillohet në këto komuna: Haraçinë, Berovë, Manastir, Bogdanci, Bërvenicë, Butel, Veles, Vrapçishte, Gostivar, Shkup, Debarcë, Dellçevë, Gjorçe Petrov, Jegunovcë, Kavadarcë, Karbincë, Karposh, Koçan, Kumanovë, Lozovë, Mogillë, Resnjë, Staro Nagoriç, Gostivar, Strugë, Studeniçan, Tearcë, Tetovë, Qendër, Çair dhe Çeshinovë – Obleshevë.

Partitë shqiptare na raundin e dytë konkurrojnë: Tetovë, Gostivar, Strugë, Çair, Haraçinë, Vrapçishte, Tearcë.

Ndërsa vota shqiptare do të jetë e rëndësishme në Kumanovë, Butel, Resnjë, Manastir,etj.

Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale të 24 marsit u zgjodhën 49 kryetar të komunave. Sipas planit të decentralizimit, Maqedonia është e ndarë në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit. Të drejtën e votës e shfrytëzuan 1.743.403 qytetarë me të drejtë vote. /Ina

Lajme të ngjashme

Back to top button