Gruevski në Strugë: Dilni 100% në zgjedhje dhe votoni Koçovskin!

Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski gjatë ditës së sotme qëndroi në Strugë i shoqëruar nga kandidati i VMRO-së për kreun e Komunës së Strugës Vladimir Kocoski.

Gruevski bashkë me Kocoskin ecën më këmbë dhe u takuan me qytetar të rastësishëm gjatë itinerarit të tyre në shetitoren e ‘’Drinit të zi’’ si dhe në qendër të qytetit të Strugës. Gruevski premtoi se Strugën e presin një sërë investismesh në rast se fiton kandidati i partisë së tij  në garën e 7 prillit.

Ai kërkoi që ditën e dilelë të përkrahet 100 përqind Kocovski në mënyrë që Struga të rikthehet në drejtimin e duhur.Kryeministri i Maqedonisë potencoi se tashmë drejt finalizimit është projekti për ndërtimin e zonës së lirë ekonomike me të cilën synohet të zbutet papunësia ,gjithashtu në një kohë të afërme do të zbatohet edhe plani për ndërtimin e limanit të Strugës si dhe pritet të realizohen një sërë ndërhyrjesh në rrjetin rrugor atë të ujësjellësit dhe atë të kanalizimit.

‘’Planifikojm një ndryshim cilësor për Strugën dhe rikthimin e saj në normalitet ,por për këtë të dielën duhet një dalje njëqind përqind  në mbështetje të Vlado Kocoskit.të përsëritet ajo që ndodhi në raundin e parë edhe më fuqishëm. Ai do të jetë kryetari i të gjithë qytetarëve dhe do të kujdeset për të gjithë pa marr parasysh përkatësin etnike, fetare, partiake, sociale.

Kështu që ai do të jetë një për të gjithë për Strugën e cila është multietnike,multifetare si Komunë dhe kryetari do të kujdeset për të gjithë duke bërë vepra për të gjithë duke e bërë atë më të mirë për të jetuar dhe pushuar’’përfundoi  Gruevski.

Ndërkohë Kocoski falenderoi Gruevskin për mbështejen dhe projektet të cilat do të zbatohen gjatë mandatit që ai do të jetë kryetar i Komunës së Strugës.

Lajme të ngjashme

Back to top button