RMV, antarësimi në BE nuk do ta zhdukë korrupsionin por duhet të ndërpritet ndikimi politik dhe pandëshkueshmëria

Profesionalizmi dhe integriteti i administratës shtetërore është thelbësor për parandalimin e korrupsionit. Megjithatë me anëtarësimin në BE nuk do të zhduket korrupsioni por është e rëndësishme të rritet ndërgjegjësimi i publikut për këtë fenomen negativ. Rreziqe të larta në paraqitjen e korrupsionit akoma përbëjnë ndikimi politik, (mos)sundimi i ligjit, prania e mosndëshkimit, mungesa e integritetit, si personal ashtu edhe institucional, transparencë e pamjaftueshme, por edhe mospërputhje dhe paqartësi në legjislacion. Kështu mes tjerash konsiderojnë ekspertët vendas në debatin e Konventës Nacionale për BE-në në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

Biljana Ivanovska, kryetare e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në pyetjen se çfarë qëndron në rrugën e zbatimit të legjislacionit anti-korrupsion nënvizoi se përgjigjja më e përshtatshme është mungesa e vetëdijes personale, përgjegjësisë.

“Për fat të keq në shoqërinë tonë çdo herë e më shumë janë prezente dëshira për pushtet, lakmia, por edhe frika, zemërimi dhe xhelozia. Këto gjëra kryejnë çdo lloj terrori dhe shtypje personale, sociale, arsimore, ideologjike, shëndetësore, pa lënë shumë hapësirë ​​për dinjitet, respekt për veten dhe të tjerët, ndershmëri, përgjegjësi”, tha ajo, duke shtuar se vetëdija personale dhe përgjegjësia janë treguesit e pjekurisë së një shoqërie.

Ajo vlerësoi se mosrespektimi i rregullave të lojës, gjegjësisht kur ato nuk vlejnë për të gjithë, zvogëlon besimin e qytetarëve në institucione dhe ata ndihen të se iu bëhet padrejtësi dhe janë të palumtur.

Kryetarja e Komisionit për Antikorrupsion, Biljana Ivanovska. foto: Borçe Popovski
Kryetarja e Komisionit për Antikorrupsion, Biljana Ivanovska. foto: Borçe Popovski

“KShPK vazhdimisht tregon se situata me korrupsionin është shumë serioze, ndërsa nga përpunimi i lëndëve dhe denoncimeve gjatë vitit 2020, kemi arritur në përfundim se edhe më tej ekzistojnë rreziqe nga korrupsioni të theksuara në Strategjinë Kombëtare për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit, por për të cilat tregojnë edhe raportet e institucioneve ndërkombëtare. Dhe ato janë ndikimi politik, (mos)sundimi i ligjit dhe prania e mosndëshkimit. Mungesa e integritetit, si personal ashtu edhe institucional, transparencë e pamjaftueshme, por edhe mospërputhje dhe paqartësi në legjislacion”, tha Ivanovska.

Analiza e raporteve, thotë më tej Ivanovska, konfirmoi faktin se organet gjyqësori, pushteti ekzekutiv, institucionet që vendosin në fushën e planifikimit urban dhe komunat janë sektorë që perceptohen me rrezikun më të lartë të korrupsionit, abuzimit të detyrës dhe mundësive për konflikt interesi.

“Shumica e rasteve raportohen për veprime të paligjshme, shpërdorim detyre në punë, lëshim të lejeve të ndryshme, kryesisht për ndërtim… Për persona udhëheqës, faktori vendimtar për zgjedhjen e kandidatëve është pikërisht intervista, në vend të suksesit dhe pikëve, ndërsa as me ligj dhe as me akte nënligjore nuk është rregulluar zhvillimi i intervistës përmes pyetjeve të strukturuara dhe vlerësimi i saj”, tha Ivanovska.

Sipas saj, lënia e hapësirës për profesionalizëm, me njerëzit e duhur në vendet e duhura, është kusht themelor nëse duam ta heqim qafe korrupsionin, pasi vetëm atëherë mund të besojmë se do të punojnë njerëz me integritet, profesionalisht dhe do të punojnë jashtë ndikimit politik. Theksoi se është i nevojshëm vullnet politik që politika të heqë tentakulat nga profesionalizmi, nëse duam sukses.

Sekretarja shtetërore në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Magdalena Nestorovska, theksoi se korrupsioni është i pranishëm në të gjitha segmentet e jetës shoqërore dhe prandaj pashmangshëm është i pranishëm edhe në radhët e policisë.

“Korrupsioni në polici nënkupton çdo shkelje të hapave dhe procedurave, keqpërdorim të detyrës ose tejkalim të autoritetit policor për përfitime të drejtpërdrejta dhe indirekte ose përfitime të pritura për veten e tyre ose dikë tjetër”, tha Nestorovska.

Ajo nënvizoi se faktorët më të zakonshëm që kontribuojnë në shfaqjen e korrupsionit janë joprofesionalizmi dhe organizimi i dobët, punësimi i stafit joprofesional, neglizhimi i kritereve në përzgjedhjen dhe trajnimin e punonjësve.

“Lufta kundër korrupsionit është identifikuar si përparësia e parë strategjike në planin strategjik të Ministrisë së Punëve të Brendshme 2021-2025 dhe në atë drejtim MPB çdo vit përpiqet të krijojë sistem masash që do të mundësojnë trajtimin e korrupsionit dhe identifikimin e shkaqeve, kushteve dhe faktorëve që e mundësojnë atë”, tha Nestorovska.

Andrej Lepavcev, diplomat dhe anëtar i Lëvizjes evropiane, theksoi se korrupsioni është problem kryesor për t’u zgjidhur në rajonin e Ballkanit Perëndimor, korrupsioni dobëson institucionet, ndërsa pikërisht institucionet e forta janë kyçe për atë luftë kundër korrupsionit.

“Korrupsioni është problem serioz edhe për sigurinë e shteteve, pasi palët e treta me skema korruptive mund ta minojnë atë siguri, kështu që urdhri ekzekutiv i administratës amerikane paralajmëron liderët e korruptuar se patjetër duhet ndryshuar i gjithë diskursi në rajon, me çka do të mundësohet luftë e vërtetë kundër korrupsionit në të gjitha nivelet. Me anëtarësimin në BE, korrupsioni nuk do të çrrënjoset njëqind përqind, por sidoqoftë koha vjen dhe vetë njerëzit e kuptojnë se me këtë shoqëri më e pamundur”, tha Lepavcev.

Tërpe Stojanovski, profesor në Fakulteti i Sigurisë në Manastir tha se çështja e parandalimit dhe luftës kundër krimit është e vendosur në lartësinë e prioriteteve të çdo qeverie, por nga ana tjetër nëse shikojmë treguesit që tregojnë korrupsionin në vend dhe rajon, do të shohim se ato janë ndër prioritetet më të ulta. Sipas tij, jo gjithmonë statistikat pasqyrë reale e situatës në vend, megjithatë nuk mund të injorohen plotësisht.

“Në dy-tre dekadat e kaluara, vendi ishte në krye të ndryshimeve që ndodhën, megjithatë ato ndryshime nuk ishin gjithmonë në drejtimin e duhur dhe zakonisht shumë shpesh nga pushtetarët do të dëgjojmë se po bëhen reforma thelbësore dhe serioze, por për fat të keq disa nga ato procese janë etiketuar si reforma që na çojnë në situatën në të cilën jemi tani – që kemi një problem serioz me korrupsionin”, tha Stojanovski.

Në këtë, siç vlerësoi Stojanovski, ndikuan edhe pesë deri gjashtë amnisti serioze që ndodhën dhe minuan sundimin e ligjit.

“Nëse shikojmë raportet e KE-së, një nga përparësitë është që vendet në rajon duhet t’i kushtojnë vëmendje thelbësore shtetit të së drejtës, por nga ana tjetër, si shpërndahet drejtësia në vendin tonë gjithashtu jemi dëshmitar se është shumë e vështirë të arrihen zgjidhje të drejta”, u shpreh Stojanovski.

Dejan Andonov, zëvendës ministër shtesë i ministrit në repartin për kontrollë të brendshme, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale, theksoi se një nga mjetet më të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit në MPB është ndërtimi i integritetit të policisë.

“Integriteti i policisë është baza për krijimin dhe respektin e besimin e ndërsjellë midis qytetarëve dhe policisë dhe ka një rol në luftën efektive kundër krimit dhe korrupsionit. Reparti për kontrollë të brendshëm i kushton vëmendje dhe promovon ndërtimin e integritetit të punonjësve në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe është i angazhuar në mënyrë aktive për zbulimin dhe sanksionimin e të gjitha formave të sjelljes joprofesionale, si një nga format më të zakonshme të mungesës së integritetit të policisë”, tha Andonov .

Aleksandar Nacev

Aleksandar Nacev, dekan i Fakultetit për detektivë dhe kriminalistikë – “Universiteti Evropian” – Shkup, vlerësoi se aparati shtetëror nuk është mjaftueshëm i profesionalizuar.

“Prandaj, parashtrohet pyetja për profesionalizimin dhe integritetin e zyrtarëve tanë shtetëror, funksionarëve dhe personave udhëheqës, gjë që na çon në konkluzionin se korrupsioni i lartë nuk është shënjestruar sa duhet, nuk u kushtohet vëmendje e mjaftueshme rasteve të korrupsionit të lartë, ndërsa shohim se ka dhe pak vendime gjyqësore në lidhje me korrupsionin e lartë”, tha Nacev.

Ai arriti në përfundimin se patjetër të arrihet një nivel i caktuar i profesionalizmit të administratës shtetërore dhe se ky është një nga parakushtet për administratë shtetërore cilësore dhe efikase, funksionarë me integritet që nuk do të jenë të prekshme ndaj korrupsionit dhe të cilët do të arrijnë të njohin se ku ka elemente të korrupsionit.

Nikolla Dujovski, dekan i Fakultetit të Sigurisë – Universiteti “Shën Klimenti i Ohrit ”- Manastir, theksoi se e rëndësishme është që të kesh vullnet politik dhe operacional për të zbatuar politikat anti-korrupsion.

“Në komunitetin akademik, këtu dhe në Evropë, flitet për një qasje të përgjithshme për luftën kundër korrupsionit, ku policia ka avantazh thelbësor, pasi në disa vende evropiane ofrohet qasje e përbashkët nga disa institucione që kanë një rol në luftën kundër korrupsionit”, tha Dujovski.

Koordinatorja nacionale e NKEU-MK dhe profesoreshë në Fakultetin Filozofik në UKM, Mileva Gjurovska në fjalën e saj përshëndetëse tha se problemi i korrupsionit është pengesë serioze në vendosjen e shtetit të së drejtës.

“Duhet të kemi situatë në shoqëri ku ligjet duhet të zbatohen për të gjithë në mënyrë të barabartë. Hapi i parë në luftën kundër korrupsionit është kur ai njihet si problem real kërcënues, atëherë kur flitet hapur për paraqitjet e tij dhe kur të mbështeten masat anti-korrupsion”, tha Gjurovska.

Ajo shtoi se korrupsioni rrit nivelin e borxhit të shtetit dhe se është shumë katastrofike për një ekonomi kur të ardhurat nga taksat zvogëlohen në kombinim me keqpërdorimin e burimeve publike, një situatë siç tha ajo, të cilën ne mund ta njohim në vend.

Pjesëmarrësit gjithashtu miratuan rekomandime mes të cilave edhe definimin dhe precizimin e kritereve për zgjedhjen e pozicioneve të larta, forcimin e legjislacionit me dispozitat që personat e dënuar për financa ose krim me elementë të dhunës të mos mund të zgjidhen ose emërohen në funksione publike, të veprohet në trajnime të përbashkëta të kuadrove për trajtimin e korrupsionit në të gjitha institucionet përkatëse. Tutje, ndërgjegjësimi i punonjësve të institucioneve shtetërore për luftën kundër korrupsionit duke krijuar mekanizma brenda institucioneve si në shembujt e vendeve të tjera, si dhe duke vazhduar mbështetjen e gazetarisë hulumtuese si një faktor i rëndësishëm në sigurimin e një niveli më të lartë të transparencës dhe përfshirja publikut në informimin dhe luftën kundër korrupsionit.

Përndryshe, Maqedonia e veriut në vitin 2014 ishte renditur në pozitën e 64-t me 45 pikë, ndërsa prej atëherë shënohet rënie e vazhdueshme. Përpara këtij viti, rënie më  e madhe u regjistrua në vitin 2017 kur nga vendi i 90-të vendi ra në 107-të. Vitin e kaluar vendi ndodhej në vendin e 106-të, ndërsa tani jemi në vendin e 111-të.

Ndërkohë dy e treta e gjithsej 180 vendeve të renditura indeksi është më i vogël se 50 pikë, ndërsa vlera mesatare në nivel global është 43 pikë që tregon se në gjithë botën përkeqësohet situata me korrupsionin.

Më mirë të renditura në Indeksin e perceptimit të korrupsionit janë Danimarka dhe Zelanda e Re me 88 pikë indeksi pas çka vjen Finlanda, Singapori, Suedia dhe Zvicra me 85, Norvegjia, Holanda, Gjermania dhe Luksemburgu me 84, ndërsa më keq të renditura përsëri janë Somalia dhe Sudani Jugor. Në rajonin e Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore ku renditet edhe vendi indeksi mesatar i perceptimit të korrupsionit është 36, ndërsa për Bashkimin Evropian është 66 pikë indeksi. Nga vendet e BE-së përsëri më poshtë të renditura janë Hungaria, Rumania dhe Bullgaria me 44 pikë indeksi.

Nëse analizohen renditjet e 10 viteve të fundit, mund të vërehet se Danimarka, Zelanda e Re, Finlanda dhe disa vende të tjera, vazhdimisht kanë mbajtur renditjen më të mirë sa i përket perceptimit të korrupsionit. Këto vende edhe në kohë pandemie qëndruan të renditura lart, duke treguar kështu se nëse një vend lufton korrupsionin do ta luftojë atë pavarsisht situatës globale, ndryshe nga shumë vende të tjera, ku tregohet, ashtu edhe siç u shprehën edhe krerët e Transparency International,  se në gjithë botën përkeqësohet situata me korrupsionin, sidomos në kohën e pandemisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button