Si t’ia hiqni fëmijëve frikën nga errësira para gjumit?

Gjumi ju është kthyer në një traumë? Fëmijët tuaj nuk i zë dot gjumi me dritën e fikur?

Ja disa këshilla praktike si mund të luftoni kundër kësaj ndjesie të dëmshme, e cila për psikologët është, në fakt, një paranojë e vërtetë.

E quajtur edhe si “frika e errët”, ajo shfaqet në përgjithësi, midis muajve 18-24 të jetës dhe jo gjithmonë zhduket me përpikëri në orar të barabartë gjatë saj.

Sipas psikologëve, ajo lidhet në fakt me disa karakteristika të personalitetit dhe qëndrimeve të fëmijërisë. Për shembull, të menduarit tipik të fëmijës parashkollor se ekzistojnë “shpirtrat”, apo “magjitë”.

Kjo i bën ata që objektet në errësirë t’iu kthehen në të tmerrshëm, madje dhe të arrijnë të mendojnë ekzistencën e një përbindëshi të tmerrshëm nën shtrat….

Për një fëmijë, të mësuarit për t’i luftuar këto gjëra nuk është vetëm të mësuarit për një gjumë të qetë, por ka një vlerë shumë më të madhe, sepse ajo ndihmon që ai të ketë besim në vete, të ndjehet i fortë dhe të jetë i aftë për të trajtuar një problem apo një rrezik.

Pra, së pari, duket që prindërit të nisin t’i luftojnë këto ide në kokën e tyre. Gjithçka nis me mospërdorimin asnjëherë ndaj tyre të shprehjeve të tilla si “Po vjen Gogoli” etj.

Pika e dytë është dhënia e një mundësie të vogël për t’u ndjerë të sigurt nëpërmjet një serie të ritualeve dhe objekteve, shkruan agjencia Noa.

Kështu, jepuni një kukull kur janë duke shkuar për të fjetur, zgjidhni një dritë të zbehtë, mësojini të jenë autonomë nga ëndrrat, pa u treguar përralla me zana etj.

Nëse i ndiqni këto këshilla për çdo natë, ju do të shihni se si “mostrat” e krijuara në kokën e tyre do të zhduken dhe ju së shpejti do ta ndjeni veten të lirë prej “magjistarëve” që prishnin gjumin e fëmijëve tuaj.

Lajme të ngjashme

Back to top button