Osmani: Xhemaili refuzon postin deputet, Lata dorëhiqet nga funksioni i myftiut

Hisen Xhemaili nuk do të zëvendësoje Talat Xhaferin në kuvend.

Kjo për shkak se vet Xhemaili refuzon të jetë në këtë post sepse ka premtuar angazhim maksimal për zgjedhjet lokale pasi është bartës i listës zgjedhore në Tetovë.

Informacionin e ka konfirmuar zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.

‘Sot nuk e pranoi mandatin për deputet Hisen Xhemaili, i cili është bartës liste në Komunën e Tetovës, dhe për tu përkushtuar me gjithë kapacitetin e tij në zgjedhjet lokale, ai nuk pranon mandatin e deputetit me qëllim që tu përkushtohet zgjedhjeve  lokale por edhe të jetë në vijë me parimin e BDI-së të cilin e kemi etabluar në këto zgjedhje’ tha Osmani.

Dorëheqje nga post i myftiut ka dhënë edhe kandidati për kryetar Komune në Dibër, Ruzhdi Lata, potencoi Osmani.

Ndryshe, deri në këto momente akoma nuk është e ditur se kush do të zëvendësojë Talat Xhaferin në postin e deputetit.

I pyetur për fushatën kundër emërimit të Talat Xhaferit për ministër të mbrojtjes, Osmani tha se ajo është e motivuar politikisht.

‘Xhaferi është qytetar i lirë si gjithë ne, në  vitet e fundit kishte më shumë funksione, kështu që nuk ka nevojë për reagime të tilla’ precizon Osmani./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button