Prishet plotësisht penda e liqenit në Sllatinë

Penda e liqenit të Sllatinës në Ohër, tashmë është shkatërruar plotësisht. Organet kompetente nuk kanë arritur sukses që t’i realizojnë masat për zbrazjen e akumulimit të ujit, pasi nuk kishin funksionuar ventilat që e largojnë ujin, njoftojnë mediat maqedonase. 

Nga qendra për menaxhimin me kriza dhe Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim thonë se askush nuk mund të bëjë asgjë, pasi penda është e dëmtuar dhe aty askush nuk mund të kryejë punë ndërtimore. 

Muri i madh i pendës ishtë çarë dhe uji do t’i vërshojë fshatrat për rreth. Rreziku ishte rritur edhe më shumë si pasojë e rreshjeve të vazhdueshme të shiut. 

Banorët e fshatrave Çifliku i Sllatinës nga nata e mbrëmshme janë evakuuar, por rrezik ka edhe për fshatrat Ozdoleni dhe Izdeglavje, si dhe fushën pjellore rreth Sllatinës. 
Gjithashtu është shkatërruar edhe bota shtazore në Liqenin e Sllatinës pasi peshqit kanë mbetur nëpër ara. 

Për shkak të rrezikut të madh, konescioneri i fondit të peshqive nuk ishte lejuar që të fillojë shpëtimin e një sasie të peshqive. 
Penda është e ndërtuar në vitin 1963, kurse edhe në të kaluar ka pasë çarje të pendës.

Lajme të ngjashme

Back to top button