Kuvend, seanca të pesë komisioneve

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë komisionet për financim dhe buxhet, për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive, për transport, lidhje dhe ekologji, për mbrojtje dhe siguri dhe Komisioni ligjdhënës-juridik.

Në rend dite të Komisionit për financim dhe buxhet janë Propozim-ligji për ndryshim të Ligjit për përmirësim dhe rikonstruim të një pjese të bankave në Republikën e Maqedonisë, Propozim-ligji për plotësim të Ligjit për denacionalizim dhe Propozim-ligji për rregullimin e një pjese të debisë ndaj Bankës së bashkuar të Zvicrës, të gjitha në lexim të dytë.

Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive do të debatojë për Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Kodit penal dhe Propozim-ligjit për kadastër të patundshmërive, të gjitha në lexim.

Anëtarët e Komisionit për transport, lidhje dhe ekologji do të debatojnë për propozim-ligjet për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për banim dhe të Ligjit për planifikim hapësinor dhe urbanistik, të dyja në lexim të dytë.

Lajme të ngjashme

Back to top button