OSBE/ODIHR e fillon monitorimin e zgjedhjeve lokale

Zyra për institucione demokratike dhe të drejta të njeriut (ODIHR) e OSBE-së, sot zyrtarisht e fillon misionin vëzhgues të zgjedhjeve lokale në Maqedoni, që duhet të mbahen më 24 mars.

Shefi i vëzhguesve të OSBE/ODIHR, Gert Arens do të udhëheqë 300 vëzhgues afatshkurtër dhe 20 afatgjatë.

Arens ka përvojë në Maqedoni,  ishte i dërguar special i kryesimit të OSBE-së në vitin 1999. Në karrierën e tij ka marrë pjesë në monitorimin e zgjedhjeve në Hungari, Bjellorusi, Azerbajxhan, Gjeorgji, Serbi, Armeni, Islandë dhe Norvegji.

Misioni vëzhgues për zgjedhjet lokale në Maqedoni do të funksionojë pavarësisht Misionit të OSBE-së në Shkup.

Lajme të ngjashme

Back to top button