Përse mplaket lëkura
![Kolagjeni dhe proteina janë të dobishme për strukturën e lëkurës](https://i2.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2014/05/6614846B9E4053CC31A537731CB7AB39.jpg?fit=403%2C227&ssl=1)
Gjatë ndryshimeve në sekretimin e hormoneve, shtresa bazore në epidermë nuk krijon qeliza të mjaftueshme të reja, gjë që ndikon në procesin e përtëritjes së qelizave në sipërfaqen e lëkurës.
Ndryshimet në indin lidhor të dermës zvogëlon aftësinë e lidhjes së lagështisë, për këtë shkak lëkura thahet dhe humb tendosjen. Kolagjeni, proteina, që janë të dobishme për strukturën e lëkurës, gjithashtu, degjenerojnë.
Meqë shtresat e brendshme për shkak të humbjes së lagështisë tendosen, epiderma lëshohet, andaj shkaktohen rrudhat.
Njëkohësisht gjëndrat yndyrore, të sqetullave dhe gjëndrat aromatike, të cilat lëkurën e bëjnë të lagësht dhe e zbusin, veprojnë gjithnjë e më pak.