Femrat dalin kundër Silvio Berlusconit

Silvio Berluskoni ka votuar në Milano dhe ka patur një surprizë ku tre aktivistë të lëvizjes ndërkombëtare “Femen”, të cilat kishin shkuar në qendrën e votimit ku do të votonte. Në gjokset e tyre ato kishin shkruar “Mjaft Silvio”. Ky është cilësuar si një skandal nga mediat, pasi tri vajzat janë tërhequr zvarrë nga policia duke ulëritur  nga ambientet e shkollës, ku u zhvilluan zgjedhjet. Policia luftoi me vajzat e organizatës “Femin” për t’i vendosur xhakete dhe prangat në duar. Mediat italiane bëjnë me dije se feministet thyen reshtin e gazetarëve jashtë vendit të votimit, kërcyen mbi disa tavolina drejt Berluskonit por nuk e arritën atë.

Sondazhet e fundit të publikuara të premten kanë parashikuar fitues Pier Luigi Bersanin, i cili udhëheq koalicionin e qendrës së majtë por sipas analistëve për krijimin e qeverisë është e nevojshme edhe bashkëpunimi me Lëvizjen Lista Monti, e udhëhequr nga Mario Monti i cili është vlerësuar si një teknokrat i orientuar dhe profesionaliteti dhe lidhjet e mira me institucionet e BE-se janë konsideruar si kyçi i suksesit në rimëkëmbjen e Italisë.

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokrate, njëkohësisht kandidati kryesor për fitimin e zgjedhjeve parlamentare në Itali, Pier Luigi Bersani, votoi në Piaçenca, në shkollën fillore ”Renzo Pezzani”. Bersani votoi në qendrën e votimit numër 37, i shoqëruar nga bashkëshortja Daniela Ferrari dhe vajzat Elisa e Margherita.  Në Romë ka votuar presidenti italian Girogio Napoletano duke thënë se sipas Kushtetutës nuk është e nevojshme për të bërë apel votës.

Lajme të ngjashme

Back to top button