Ledri Vula, së shpejti do të vijë me këngë të re

Karrierën e ka filluar me grupin Skillz, ndërsa është një prej reperëve më të pëlqyer në vendin tonë. Pas lidhjes së tij me këngëtaren Dafina Zeqiri, problemeve në këtë lidhje, e mosmarrëveshja me anëtarët e labelit ku ai bënte pjesë, “Babastars”, Ledri Vula vendosi të tërhiqej nga muzika, ndërsa tha që ky vendim ishte i menduar shumë mirë.

Por, nuk shkoi shumë kohë dhe po vjen një lajm i mirë për adhuruesit e reperit – ai po i rikthehet muzikës.

Ledri Vula, së shpejti do të vijë me këngë të re, por nuk do të jetë më pjesë e labelit “Babastars” e as e grupit Skillz, por kësaj radhe ai do të vazhdojë solo.

Lajme të ngjashme

Back to top button