Përcaktohen numrat garues, RDK 1, BDI 17 dhe PDSH 22

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni sot ka hedhur shortin për rangimin e partive politike dhe kandidatëve për kryetar komunash dhe këshillat komunale për zgjedhjet lokale të 24 marsit.

Sipas shortit të hedhur, partitë shqiptare janë ranguar në këtë mënyrë: Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) mban numrin 1, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) me numrin 17 dhe Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) ka numrin 22.

Koalicioni i VMRO-DPMNE ka tre shifra të ndryshme. Të gjithë kandidatët e kësaj partie, gjegjësisht vetëm VMRO-DPMNE mbajnë numrin 18 në fletët e votimeve. Partia e koalicionit DOM, e cila është pjesë e VMRO-DPMNE, mirëpo garon e vetme me listat e saj në disa komuna mban numrin 6.  Partia e Turqëve të Kenan Hasipit ka numrin 4.

Stevçe Jakimovski, i cili u nda nga opozita e bashkuar dhe LSDM opozitare do të garojë në komunën e Karposhit të Shkupit me numrin 8.  Ndërkohë, opozita nuk ka qenë pjesë e shortit për shkak të mosdorëzimit të kandidaturave dhe bojkotimit të zgjedhjeve.

Lajme të ngjashme

Back to top button