‘Lidhja për ardhmërinë’: Bojkotojmë zgjedhjet lokale

Lidhja për ardhmërinë, miratoi deklaratën për rinovim të demokracisë, lirisë dhe drejtësisë në Maqedoni, në konventën e sotme promovuese që u mbajt në Kumanovë.

Partitë u dakorduan se nuk do të shkojnë në zgjedhje dhe se do të mbesin me qëndrimin për bojkot.

Deklaratën që e solli “Lidhja për ardhmërinë” përbëhet nga pesë pika.
Ato parashohin kthimin e demokracisë në vend, thirrjen për bojkotimin e zgjedhjeve lokale, jo legitimitet në zgjedhjet e ardhëshme, kthimin e mandateve të opozitës si dhe revizion për zgjedhjet lokale dhe anulim të rezultatit të zgjedhjeve.

Sipas pikës së parë në periudhën e ardhëshme si dhe pas 24 marsit, përpjekjet për kthimin e vendit në rrugën demokratike dhe evropjane duhet të bëhen prioritet i çdo qytetari të Maqedonisë.

Pika e dytë thotë se në 24 mars 2013 të gjithë qytetarët do të jenë para momentit më të rëndësishëm personal dhe demokratik që me zgjidhjen e tyre të vendosin të mos marrin pjesë në zgjedhjet lokale.

Pika e tretë përcakton se zgjedhjet lokale që do të mbahen së shpejti janë jo-legjitime: “Zgjedhjet në të cilat pjesëmarrëse është vetëm qeveria aktuale dhe opozita e rrejshme janë jo-legjitime”.

Pika e katërt thotë: “Deputetët aktual dhe kandidatët nga listat e zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në vitin 2011 do ti kthejnë mandatet e tyre në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale”.

Pika e pestë: “Zgjedhjet lokale në të cilat në mënyrë të njëanshme dhe pa legjitimitet do të shpallen kryetarët e komunave dhe këshilltarë, do të jenë lëndë për revizion me anë të së cilit do të ndërmerren mekanizma përkatës politik dhe ligjor për shpalljen e tyre si të pavlefshme dhe organizimin e serishëm të tyre pas ndryshimit të Qeverisë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Lideri i LSDM-së Branko Crvenkovski në konventën promovuese të opozitës së bashkuar sot në Kumanovë porosity se fronti opozitar do të përforcohet në të gjithë vendin, ndërsa votat që nuk do të dalin të votojnë do të jenë vota për frontin e bashkuar opozitar.
Crvenkovski tha se LSDM-ja është parti e forte sepse është në rrugën e drejtë.

“Derisa ata luftojnë për xhepat e tyre ne luftojmë për ardhmërinë, kjo qeveri solli buxhetin në mënyrë antiligjore.Kërkojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare, sepse shteti i përket vetëm popullit dhe vetëm atij i takon të vendosë. Edhe pse Gruevski e dëshiron largimin tim, un i them se jam ose nuk jam unë kryetar i LSDM-së për atë nuk ka më shpëtim” tha Crvenkovski nga Kumanova. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button