Osmani: Problemi është në formën e miratimit të Rezolutës pa konsensus partiak

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në lidhje me rezolutën e propozuar të VMRO – DPMNE-së opozitare për rrugën eurointegruese të vendit thotë se problemin nuk e sheh në përmbajtjen, por në formën për miratimin e Rezolutës pa konsensus të partive politike, transmeton Portalb.mk.

“Ishte e rëndësishme që iniciative në Kuvend të miratohej me konsensus, sepse kemi punuar shumë në këtë periudhë që të ndërtojmë pozicion shtetëror në këto çështje senzitive të cilat kanë elemente të pozicioneve etnike. Për ne si diplomaci ishte shumë lehtë kur flisnim në emër të të gjithë qytetarëve. Dhe unë kisha frikë se çfarë do lloj derogimi i pozicionit shtetëror në pozicionin etnik mund të na dobësoj pozicionet”, deklaroi Osmani për TV Sitel.  

Ai tha se, nuk duhet të miratohet rezolutë pa mbështetje nga të gjitha partitë politike.

“Paramendojeni kjo rezolutë të kalojë në Kuvend pa votat e deputetëve nga bashkësitë e tjera etnike. Çfarë porosie përcjellim para Bullgarisë, çfarë porosit përcjellim para botës – se kemi pozicione etnike. Për mua ishte kyçe se nuk guxon të miratohet Rezolutë këtu nëse nuk ka mbështetje nga të gjitha partitë politike sepse këtu fillon problemi”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button