26 kolumbianë dhe dy amerikanë qëndrojnë pas vrasjes së presidentit, thotë policia haitiane

Një grup i përbërë nga 26 kolumbianë dhe dy amerikanë të Haitit qëndrojnë pas vrasjes së presidentit të Haitit, Jovenel Moise, tha policia më 8 korrik.

Presidenti Moise, 53 vjeç, u qëllua për vdekje në shtëpinë e tij në Port-au-Prince ndërsa gruaja e tij u plagos, nga një grup, për të cilin zyrtarët thanë se e përbënin mercenarët.

“Në vendin tonë erdhën të huajt dhe e vranë presidentin”, tha shefi i policisë, Leon Charles, në një konferencë për media, transmeton REL.

Ai konfirmoi se nga ai grup, 15 kolumbianë dhe amerikanët haitianë janë arrestuar ndërsa tre nga sulmuesit janë vrarë. Tetë të tjerë janë ende në arrati.

Sipas një hetimi fillestar disa nga vrasësit ishin ish-anëtarë të ushtrisë kolumbiane tha ministri kolumbian i Mbrojtjes, Diego Molano.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button