Bashkia vendos ngritjen e busteve të De Radës dhe Sabri Godos

Bashkia e Tiranës ka marrë një seri vendimet mes të cilave edhe vendosjen e bustit të Rilindasit Jeronim De Dada dhe e politikanit Sabri Godo si dhe vendosjen e memorialit për simbolet e diktaturës.

Në vendimin e Bashkisë së Tiranës thuhet se “Këshilli Bashkiak i Tiranës vendosi të miratojë vendosjen e bustit të figurës së mirënjohur të Rilindjes sonë Kombëtare, poetit dhe luftëtarit të çështjes kombëtare shqiptare, Jeronim De Rada, vepër e realizuar nga Odise Paskali në lulishten përpara Parlamentit, përballë rrugës Jeronim De Rada”.

Gjithashtu Këshilli Bashkiak ka miratuar edhe vendosjen e bustit të një ndër politikanëve më të njohur në Shqipëri, ish deputetit t? Kuvendit të Shqipërisë në dy legjislatura, shkrimtarit dhe skenaristit z. Sabri Godo, në lulishten përpara Parlamentit, ngjitur me shëtitoren “Murat Toptani”, nga Akademia e Shkencave.

Një tjetër vendim i rëndësishëm i Këshillit Bashkiak të Tiranës është edhe miratimi I vendosjen e “Memorialit për Simbolet e Diktaturës “POSTBLLOK””, në lulishten që ndodhet në kryqëzimin e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me rrugën “Ismail Qemali”.

Në relacionin e Bashkisë thuhet se memoriali i persekutimit komunist bashkon në një instalacion tre objekte të ngarkuar me simbolika lokale dhe universale.

“Projekti është iniciuar nga Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me artistët Fatos Lubonja dhe Ardian Isufi. Karakteristikë e veçantë e këtij kompleksi është se të tre objektet  janë autentikë  dhe vijnë në formë “artifakti”, çka do të thotë që bartin në vetë trupin e tyre gjurmët e asaj kohe. Gjithashtu,  ndërhyrja artistike do të realizohet në një hapësirë urbane historike në hyrje të Bllokut, pra pikërisht në vendin ku Bunkeri është instaluar qysh në kohën e diktaturës, ku  do të ndërtohet memoriali si një metaforë e “arkeologjisë” së vuajtjes dhe dhimbjes. Muri i Berlinit është një copë e murit, dhuratë që i është bërë Bashkisë së Tiranës nga Bashkia e Berlinit. Shtyllat e galerisë janë marrë nga miniera e kampit famëkeq të Spaçit” thuhet më tej në relacionin e Bashkisë

Lajme të ngjashme

Back to top button