Vrasësi Trifunovski u dënua, familjarët akoma me dhimbjen e tragjedisë

Edhe pse polici Jakim Trifunoski u dënua mbrëmë më burg të përjetshëm, përsëri dhimbja e familjes Shehapi dhe Memeti nuk është shuar pasi atyre u mungojë të afërmit e tyre .
Haqif Shehapi  thotë  se ata janë të kënaqur nga ky gjykim por kjo nuk e zbutë dhimbjen që ato kanë nga mungesa e djemve të tyre.

“Po gjykimin e pritëm mirë, mendonim se duhet të del kështu se s’kishte rrugë tjetër, përveç gjykim me burg të përjetshëm. Po shpirti jonë nuk qetësohet kollaj më, dënimi vlen më shumë për tjerët se sa për ne, të mos ndodhe rast i njëjtë tjetërkund se sa për ne që i humbëm fëmijët ska diçka që na kompenzon më, kjo është një plagë që nuk mbulohet. Drejtësia e bëri të veten më shumë s’ka çka të bëjë, mendoj se e bënë ashtu si duhet. Por të humbësh dy djem të rij s’ka shpjegim, për ne nuk shërohet ajo asnjëherë.”, deklaroi  Haqif  Shehapi.

 
Ndërsa  Muzafer Osmani thotë se më këtë gjykim u janë trazurë ndjenjat “Ditëve të fundit vetëm se janë trazuar ndjenjat familjare, vaji lotët janë shtuar, qetësia ndoshta nga brenda nuk duket por gjykimi është i drejtë dhe i papritur ndoshta nga blloku shqiptar në Gostivar, por unë e përshëndes vendimin e gjykatës”, tha Muzafer Osmani.

Më 28 shkurtin e vitit të kaluar, pas një zënke për një vend parkimi, polici Joakim Trifunovski vrau me armën zyrtare të policisë, dy të rinjtë Besnik Shehapi dhe Imran Memeti nga Gostivari. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button