Komisioni për lustrim: nuk ka kodoshë mes kandidatëve

Komisioni për Verifikimin e Fakteve e përfundoi procedurën për të gjitha 80 komunat dhe Qytetin e Shkupit për verifikimin e 6.339 kandidatëve për këshilltarë dhe kryetarë të komunave dh e njoftoi Komisionin Shtetëror zgjedhor gjegjësisht komisionet komunale zgjedhore, deklaroi për MIA-n zëdhënësi i Komisionit Predrag Dimitrovski.

Nga katër institucionet kompetente për 12 ishte verifikuar se kalojnë nëpër evidencat të Arkivit shtetëror, por Komisioni ka verifikuar se asnjë person nuk ka qenë bashkëpunëtor i shërbimeve të mëparshme sekrete.

Bëhet fjalë për persona të cilët kanë emra dhe mbiemra të njëjtë, por sipas moshës bëhet fjalë për tërësisht persona të ndryshëm.

Dimitrovski përsëriti se me verifikimin e tanishëm të dokumenteve, nuk përfundon procesi i lustrimit, për shkak se anëtarët e lustracionit kanë mundësi për analizim dhe hulumtim dhe në rast se ndonjë emër i zgjedhësve të rinj të këshilltarëve apo kryetarëve të komunave paraqitet dosja, ai do të vendoset në rend dite të Komisionit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button