France, babai gjen të therur në banesë 3 femijët e tij

Tre fëmijë të një familje janë gjetur të masakruar me thikë në qytezën e Dampmartit në Seine-et-Marne, pak kilometra larg Parisit. Masakra është zbuluar nga babai në banesën e tij në orët e para të mëngjesit të së premtes kur po kthehej pas turnit të tretë. 

Viktimat janë 3 fëmijët e ciftit, 9, 11 dhe 17 vjeç. Sipas autoriteteve, vajza 9 vjeçare dhe vëllai i saj 11 vjeç kanë vdekur menjëherë, ndërsa adoleshenti 17-vjeçar ka ndërruar jetë në momentin kur ka mbërritur ndihma e shpejtë. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button