(Foto) Autostrada Tetovë -Gostivar nuk i plotëson kushtet

E ashtuquajtura autostradë në segmentin rrugor Tetovë-Gostivar tashmë është shëndrruar në një rrugë tepër të rrezikshme për shfrytëzuesit e saj.

Edhe pse realisht ky segment rrugor nuk i plotëson kushtet për tu quajtur autostradë dhe atë për shumë arsye, duke filluar nga gropat e shumta, mungesa e korsisë së tretë ndihmëse që është obligim për çdo autostradë , mbrojtëset anësore, ndriçimi me shenja fosforike dhe një sërë mungesash tjera , përsëri qytetarët detyrohen të paguajë për shfrytëzimin e saj.
Vitet e fundit ky segment rrugor ka qënë fatal me disa aksidente ku shumë persona kanë humbur edhe jetën, e të cilat kanë ndodhur pikërisht si pasojë e mungesës së kushteve të rrugës.

Qytetarët vlerësojnë se kjo sjellje e papërgjegjëshme e autoriteteve duhet të ndëshkohet.
“Ne paguajmë çdo dotë këtu, por siç e shihni kjo rrugë nuk e meriton që të paguhet si autostradë, nuk ka as kushtet minimale, ska mbrojtëse anësore, kemi probleme me veturat që na vijnë përballë ngase mbrojtja me anën tjetër të rrugës nuk është realizuar siç duhet, turp të paguash këtu por ske çbën, ky është shteti ynë” shprehet B.Z nga Bogovina e Tetovës.

“Autostradë me gropa dhe vetëm me dy korsi vetëm këtu tek ne sheh. Është qesharake kësaj ti thuash autostradë, por më e keqja është se edhe kjo që është nuk mirmbahet siëduhet, këto shohin vetëm të mblledhin paratë dhe spyesin për kushtet” thotë L.A nga fshati Kamjan i Tetovës.

Më poshtë ju ofrojmë disa fotografi të asaj që quhet autostradë dhe që realisht është shumë largë asaj.

Lajme të ngjashme

Back to top button