Policia e Shqipërisë arrestoi një shkupjan me drogë

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. 
Dy shtetasit u kapën në pikën e kalimit kufitar në Muriqan, teksa në mjetet e tyre kishin fshehur lëndë narkotike. 

Taulant Haki Shera, 35 vjeç, lindur dhe banues në Manz, Durrës është ndaluar pasi  gjatë kontrollit të ushtruar nga policia kufitare në dalje të Muriqanit, në automjetin e tij “Ford” me targe DJ 246 AË u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 15 pako me peshë 8 kg e 132.2 gram, në formë pluhuri, me ngjyrë kafe, e dyshuar si lënde narkotike.

Në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit është ndaluar shtetasi maqedonas Martin Ivko Denkovski 30 vjeç, me banim në Shkup Maqedoni. 

Arrestimi u bë sepse gjatë kontrollit të ushtruar në dalje në PKK-së Muriqan në automjetin e tij autoveturë  “Citroen” me targë SK 235 TB, iu gjet e fshehur (në pjesën e kroskotit) dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pako me lëndë bimore të tharë me karakteristika si ajo e lëndës narkotike Marijuanë, ku pas peshimit rezultoi se ishte 27.gram. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button