Nga 1 marsi do të ulet çmimi i ngrohjes

Nga fillimi i muajit mars çmimi i ngrohjes do të ulet për 13.26%  për qytetarët të cilët ngrohen nëpërmjet “Ballkan energy grup”  dhe 14.92% për qytetarët të cilët  kanë nxehje qendrore nga “Sever Shkup” . Këto ndryshime i shpalli Komisioni Rregullativ për energjetikë.

Dimitar Petrov, presidenti i Komisionit rregullativ theksoi se ulja e çmimit të nxehjeve qendrore nuk ka të bëjë me fushatat për zgjedhjet lokale, por me uljen e çmimit të gazit natyrorë.

Me ndryshimet e reja, lejohet që Rregullatori për çdo muaj të revidojë çmimin e ngrohjes, i cili do të varet nga çmimi i gazit si energjens që merr pjesë me 70% në formimin e  çmimit final të ngrohjes. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button