Presioni mbi prokurorët është i papranueshëm, veçanërisht kur vjen nga politikanët, vlerësojnë prokurorët e rajonit
Në Forumin e Sofjes me temë “Roli i prokurorisë publike në zbatimin e qeverisjes së drejtësisë” mori pjesë edhe Lubomir Joveski dhe Villma Ruskovksa nga Prokuroria e RMV-së, ku u vlerësua i papranueshëm presioni nga politikanët, ndërsa si efektiv bashkëpunimi rajonal i prokurorëve, transmeton Portalb.mk.
“Sipas prokurorëve shtetërore nga rajoni, efikasiteti i prokurorëve public në një shtet është një garancion për qeverisjen e së drejtës, për besimin në institucione dhe për zhvillimin ekonomik”, raportojnë nga Prokuroria Themelore Publike në RMV.
Prokuroria theksoi që mesazhi i forumit tregon se “presioni ndaj pavarësisë së prokurorëve public është e papranueshme, veçanërisht kur vjen nga politikanët”.
Në takim përmes videos mori pjesë edhe presidenti i EUROJUST, Ladislav Hamran, ndërsa u vendos që në Rumani të mbahet Forumi i tretë.